Një alpinist, i cili u zhduk në malet e largëta të Kalifornisë, u gjet i gjallë pas 10 ditësh, pavarësisht se nuk i tha askujt se ku po shkonte.
Sipas mediave të huaja, Lukas McClish, 34 vjeç, ishte nisur për një shëtitje disa orëshe në Parkun Shtetëror Big Basin Redwoods në Boulder Creek më 11 qershor, pasi vizitoi një mik.
Lukas nuk i tha askujt se ku po shkonte dhe kishte marrë vetëm disa furnizime sepse kishte planifikuar të dilte vetëm për pasdite.
Alarmi u ngrit nga prindërit e tij kur ai nuk arriti të drekonte më 16 qershor, pesë ditë pasi u nis.
Përpara se të shpëtohej më 20 qershor, ai kaloi nëntë netë e 10 ditë pa këmishë duke kërkuar ushqim për veten e tij ndërsa pinte ujë nga përroi, hëngri manaferrat e egra dhe flinte mbi gjethe të lagura.
Ai ka treguar se ka thirrur për shumë orë e ditë: ‘Ndihmë, ndihmo, unë jam këtu’, por askush nuk e dëgjoi.
Më tej në zonën ku ai u pa për herë të fundit u dërgua një dron i cili sinjalizoi vendodhjen e tij, në ndihmë erdhi dhe një qen nuhatës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co