Sport

Alvarez dëshiron largimin, çështje e re në Manchester, gati “divorci”?

alvarez deshiron largimin ceshtje e re ne manchester gati divorci
alvarez deshiron largimin ceshtje e re ne manchester gati divorci

Sezoni 2024/25 po vjen me shumë zhurmë për Manchester Cityn. Pas thashethemeve për largimin e Ederson dhe De Bruyne, tashmë në skenë ka dalë një emër i ri që mund të largohet nga klubi.

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas, Julián Álvarez, i cili është i interesuar të largohet nga klubi për të kërkuar një  skuadër që do t’i ofronte atij një numër më të madh minutash.

Me Haaland që e ka eklipsuar atë në pozicionin e sulmit, Guardiola e ka testuar Alvarez në pozicione të tjera si në krahë dhe madje edhe pas shpinës së norvegjezit.

24-vjeçari Alvarez ka bërë mirë në sezonin e kaluar. Ai u impenjua në 36 ndeshje, natyrisht në shumicën prej tyre nuk e nisi titullar me kampionët e Anglisë, duke realizuar 11 gola dhe duke dhuruar 9 asiste.

Lojtari preferon që të ndërrojë mjedis, por të qëndrojë në Premier League. Alternativat janë të shumta, pasi ka mjaft skuadra që do donin që të kishin në gjirin e tyre një lojtar të një kalibri të tillë, për më tepër, një futbollist që premton shumë për të ardhmen. Ai numëron 9 gola me kombëtaren e Argjentinës, në 36 ndeshje.

Muaji gusht do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, me Alvarez që ka shprehur vullnetin e tij tashmë. Te Manchester City shumica e çështjeve janë zgjidhur, në pritje të sezonit të ri futbollistik.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts