Ambasada amerikane ka thënë se ekziston një rrezik i shtuar i sulmeve ruse përpara Ditës së Pavarësisë së Ukrainës të shtunën.
Sulmet me raketa dhe dron në Ukrainë mund të shtohen në ditët në vijim, ndërsa Kievi përgatitet për të shënuar 33 vjetorin e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik.
“Ambasada e SHBA në Kiev vlerëson se gjatë disa ditëve të ardhshme dhe gjatë fundjavës ka një rrezik në rritje të … sulmeve me dron dhe raketa ruse në të gjithë Ukrainën në lidhje me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht,” thuhet në deklaratë.
Deklarata është postuar në faqen e ambasadës mbrëmë vonë.
Për ukrainasit, Dita e Pavarësisë ka marrë një rëndësi më të madhe që nga pushtimi i Rusisë, i cili ka ngjallur ndjenja patriotike te shumë njerëz.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co