Ambasada Amerikane ka publikuar një thirrje për të rinjtë shqiptarë, për t’iu bashkuar Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA dhe Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, me qëllim diskutimin mbi rolin e NATO-s në fuqizimin e të rinjve dhe integrimin në BE.
Në postimin e ambasadës bëhet me dije se do të diskutohet në lidhje me ndërthurjen mes sigurisë, diplomacisë dhe aspiratave të gjeneratës që po formëson të ardhmen e Europës.
Postimi:
Thirrje për udhëheqës të rinj shqiptarë! Jeni të ftuar t’i bashkoheni Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA dhe Rrjetit të Profesionistëve të Rinj për një diskutim mbi rolin e NATO-s në fuqizimin e të rinjve dhe integrimin në BE. Do diskutojmë ndërthurjen mes sigurisë, diplomacisë dhe aspiratave të gjeneratës tjetër që po formëson të ardhmen e Europës. Mos e humbisni!
🗓 E martë, 6 shkurt, ora 17:00
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co