Ditën e djeshme u zhvillua edicioni i parë i Tirana Beer Tech, një nismë e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri në partneritet me Bashkinë e Tiranës, sponsorizuar nga Birra Korça.
Koncepti i Tirana Beer Tech është i frymëzuar nga Haifa Beer Tech në Izrael. Zhvilluar në Piramidën e Tiranës, ky eveniment sjell bashkë komunitetin e start-up, inovacionit e teknologjisë në Shqipëri, ku në çdo puntatë do të ftohen figura të shquara të fushës, nga Izraeli dhe Shqipëria.
I ftuari i nderit i pilotimit të këtij evenimenti ishte z. Dror Gill, bashkëkonceptues i Haifa Beer Tech dhe ekspert i inteligjencës artificiale.
Gill u bashkua në një mbrëmje pune e zbavitjeje me aktorë të teknologjisë, start-up e inovacionit në Shqipëri! Me një përvojë tridhjetë-vjeçare në fushën e teknologjisë, Gill është gjithashtu fitues i çmimit Emmy për Teknologji e Inxhinieri.
Nën shoqërinë e Birrës Korça, të ftuarit u përfshinë gjerësisht në diskutime mbi fushën përkatëse dhe biseduan për vazhdimësinë e Tirana Beer Tech.
Birra Korça është në përkrahje të evenimenteve të tilla, që nxisin zhvillimin e teknologjisë dhe bashkëveprimin ndërmjet aktorëve të fushës. Sponsorizimi i Birrës Korça përfshihet në atmosferën zbavitëse e rinore të Tirana Beer Tech, duke sjellë një atmosferë më të çlirët në një mjedis profesional.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co