Ambasadori amerikan në Prishtinë ‘shpërthen’ ndaj Radoiçiç: Kriminel! Të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë

ambasadori amerikan ne prishtine shperthen ndaj radoicic kriminel te mbaje pergjegjesi per sulmin ne banjske
ambasadori amerikan ne prishtine shperthen ndaj radoicic kriminel te mbaje pergjegjesi per sulmin ne banjske

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier e cilësoi një kriminel Milan Radoiçiç, ndërsa theksoi se ky i fundit duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë. Ai po ashtu komentoi takimin e të dyshuarit të sulmit terrorist të Banjskës me ambasadorin serb në Uashington, Marko Gjuriç. Hovernier përsëriti qëndrimin amerikan rreth Radoiçiçit, i cili prej kohësh është futur nën sanksione nga thesari amerikan i shtetit.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjskë që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë përmes avokatëve të tij.

Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoiçiç është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier për Klankosova. Kjo përgjigje vjen pasi një ditë më parë qarkulloi në rrjet një fotografi e Radoiçiç me ambasadorin e Serbisë në Uashington.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →