Ambasadori gjerman: Pas 18 muaj bojkot, kjo s’është politikë konstruktive. Lista Srpska t’i llogarisë pasojat

ambasadori gjerman pas 18 muaj bojkot kjo seshte politike konstruktive lista srpska ti llogarise pasojat
ambasadori gjerman pas 18 muaj bojkot kjo seshte politike konstruktive lista srpska ti llogarise pasojat

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde në intervistën e dhënë për RTK-në ka thënë se vendimi i Listës Serbe për bojkotimin e procesit të votimit për shkarkim të kryetarëve në veri të vendit nuk është politikë konstruktive dhe i dëmton serbët e asaj pjese.

Rohde tha se ka 18 muaj vetëm bojkote dhe se Lista Serbe, pas thirrjes së serishme për bojkot, duhet të përgatitet edhe për pasoja.

“Në një shtet të së drejtës, nëse nuk ke një fuqi që të ndryshosh gjërat, bojkoti është më së paku i nevojshëm. Prandaj, ne i ftojmë të gjithë qytetarët dhe partitë politike në veri që të bëjnë të pamundurën që të marrin pjesë në këtë proces dhe që ta përfundojmë atë. Ne dëshirojmë që të kemi një rezultat që kryetarët e komunave dhe kuvendet komunale të zgjidhen, që do të reflektojnë shumicën e banorëve atje dhe për momentin nuk është ajo. E kjo me bojkotimin dhe thirrjen për bojkotim, atëherë kjo shkon komplet në një rrugë tjetër. Që 18 muaj kemi vetëm bojkote dhe kjo nuk është një politikë konstruktive. Qeveria e Kosovës e ka ofruar një proces demokratik për serbët në veri dhe kjo ofertë duhet të pranohet nga serbët. Tash, ne, presim që ata ta pranojnë këtë. Nuk e kuptoj pse nuk duhet që të ndodhë kjo. Lista Serbe nëse thërret për bojkot atëherë duhet që të llogarisë edhe për pasoja”, ka deklaruar ambasadori Rohde

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →