Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha.
Gonzato tha në këtë takim se sundimi i ligjit është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Takova ministrin e ri të Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha. Ne ramë dakord që sundimi i ligjit është thelbësor për procesin e anëtarësimit në BE. Ne folëm gjithashtu për partneritetin tonë të ngushtë për çështje thelbësore si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migrimi dhe harmonizimi i vizave. BE-ja🇪🇺mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë🇦🇱” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co