“Ambasadori i BE-së u fut në kurth”- Tensionet në Kuvend, Gazment Bardhi: Skenar për të krijuar një përplasje me opozitën…

ambasadori i be se u fut ne kurth tensionet ne kuvend gazment bardhi skenar per te krijuar nje perplasje me opoziten








































Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi se opozita nuk lejohet të kryejë rolin e saj në Kuvend, pasi pjesa më e madhe e deputetëve demokratë është përjashtuar pa ligj, pasi Kushtetuesja e ka shfuqizuar pikën e Rregullores, për të cilën ligjvënësit e opozitës u përjashtuan dy muaj.

ambasadori i BE

I ftuar në emisionin Open në News24, Bardhi u shpreh se kur të kthehet kushtetutshmëria në Kuvend, opozita do të luajë rolin e saj.

Bardhi, ndërsa ka vlerësuar rolin e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se nuk kishte kuptuar mesazhin e dhënë prej tij, që kërkonte që opozita të bënte rolin e saj në sallën e Kuvendit.

“Nuk e kuptova madje as faktin sepse Ambasadori i BE-së erdhi në Kuvend, por siç duket ishte diçka e përgatitur nga Elisa Spiropali. Ishte një kurth i përgatitur qoftë ndaj deputetëve të opozitës, ashtu edhe ndaj Ambasadorit, pasi mendohej se do të kishte një incident mes ligjvënësve dhe diplomatit”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se deputetët e PD-së hapën rrugën, por kam përshtypjen që u keqpërdor përfaqësuesi i BE-së në Tiranë.

“Ishin përgatitur lajmet që deputetët e PD-së i penguan hyrjen në Kuvend ambasadorit të BE-së, ndaj edhe po të shikoni pamjet u tentua që të hynte në sallë nga hyrja tjetër”, tha Bardhi.

Ai shtoi se ishte i njëjti skenar që i bënë Presidentit të Republikës, kur e sollën në Kuvend, në një kohë që opozita protestonte.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →