Shqiperia

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, dëgjesë më 16 prill

ambasadori i ri amerikan ne shqiperi degjese me 16 prill
ambasadori i ri amerikan ne shqiperi degjese me 16 prill

David Kostelançik, i ripropozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, pritet të dalë më 16 prill përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit.

Kjo është e dyta herë që Kostelançik do të dalë përpara këtij komiteti, si i propozuar për postin e ambasadorit në Shqipëri. Më herët, ai ka kaluar dëgjesën përpara Komitetit në fjalë, por se votimi në Senatin Amerikan së bashku me 40 diplomatë të tjerë, të propozuar për shkak të tejkalimit te afateve procedural, nuk u realizua.

Kostelançik pritet që të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më tej nga Senati. Një diplomat në karrierë, Kostelançik ka shërbyer dikur në Shqipëri gjatë viteve 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ato ekonomike.

Në rast se kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelançik do të zevëndësojë ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila u largua nga Shqipëria më datë 25 qershor 2023, teksa mori një post me rëndësi në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ambasada amerikane në vendin tonë drejtohet aktualisht nga i ngarkuari me punë, David Uizner.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts