Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri deklaratë nga Korça: Reforma në drejtësi e rëndësishme, t’i shërbejë qytetarëve

ambasadori i rumanise ne shqiperi deklarate nga korca reforma ne drejtesi e rendesishme ti sherbeje qytetareve
ambasadori i rumanise ne shqiperi deklarate nga korca reforma ne drejtesi e rendesishme ti sherbeje qytetareve

Ambasadori rumun në Shqipëri në një deklaratë nga Korça u shpreh se reforma në drejtësi është tepër e rëndësishme për vendin tonë. Ai tha se reforma duhet t’ju shërbejë qytetarëve.

Pyetje:-Në 6 qershor janë zgjedhjet për parlamentin europian, për shkak të këtyre zgjedhjeve a do të lihet mënjanë procesi i zgjerimit për këtë vit dhe Shqipëria a do të ketë një mundësi tjetër për të hapur negociata për grup kapitujt themelor?

Ambasadori rumun: Zgjedhjet europarlamentare janë një proçes natyral dhe kjo nuk duhet të ngatërrohet me ecurinë europiane të vendeve kandidate sepse këto janë mekanizma që funksionojnë në mënyrë paralele dhe kjo varet shumë nga niveli i përgatitjes të vendit kandidat, sa shpejt do i kalojnë këto hapa të cilat paraprijnë në procesin e integrimit.

Po e sjell edhe njëherë në vëmendjen tuaj që procesi i integrimit europian bazohet në meritat e secilit vend kandidat dhe nëse do ketë ndonjë vonesë përsa i përket çeljes së këtyre kapitujve. Nuk do jenë zgjedhjet europarlamentare ato që do ndodhin por nëse do ketë vonesa, këto do i referohen vetëm mangësive që përgatit shteti kandidat. Kjo është një gjë shumë e ditur dhe këtu duhet ta pranoj para jush që autoritetet shqiptare janë shumë të përgatitura në shumë drejtime dhe në shumë kapituj. Dua të them që nuk është një konkurs, është një proces që do ketë ecurinë normale të tij.

Pyetje:-Shqipëria realizoi një reformë të thellë në drejtësi, si e sheh zbatimin e saj?

Ashtu si dhe vetë ju e dini një drejtësi funksionale është një element fundamental dhe kjo bashkë me elementet e tjera fubdamentale që ecën paralelisht me respektimin e të drejtave themelore, si atyre politike dhe shoqërore. Mund t’ju them që reforma në drejtësi duhet të kuptohet sidomos për mua personalisht që vij nga një shtet që ka prodhuar një reformë në drejtësi shumë të thellë.

Reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe këtu duhet t’u them se në reformë nuk ka rëndësi numri i prokurorëve ose gjykatësve që ka  republika e Shqipërisë në këtë moment, sepse ky është një problem i brendshëm. Ajo që mund t’u them unë është që reforma në drëjtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe anasjelltas qytetari duhet të ketë më shumë besim tek drejtësia.

Është shumë e thjeshtë dhe përtej fazave shumë të komplikuara dhe jo vetëm reforma në drejtësi, por të gjitha reformat e tjera kanë të bëjnë me kontratën shoqërore. Është shumë e thjeshtë, qytetari duhet të ketë besim në drejtësi dhe në administratë dhe nga ana tjetër administrata duhet t’i japë besim qytetarit që vërtet punon për të.

Pyetje:-Në 6 Qershor janë zgjedhjet për Parlamentin Europian. Për shkak të këtyre zgjedhjeve a do të lihet mënjanë procesi i zgjerimit për këtë vit dhe Shqipëria a do të ketë një mundësi tjetër për të hapur negociata për grup kapitujt themelor?

Zgjedhjet europarlamentare janë një proces natyral dhe kjo nuk duhet të ngatërrohet me ecurinë europiane të vendeve kandidate sepse këto janë mekanizma që funksionojnë në mënyrë paralele dhe kjo varet shumë nga niveli i përgatitjes të vendit kandidat, sa shpejt do i kalojnë këto hapa të cilat paraprijnë në procesin e integrimit.

Po e sjell edhe njëherë në vemendjen tuaj që procesi i integrimit europian bazohet në meritat e secilit vend kandidat dhe nëse do ketë ndonjë vonesë përsa i përket çeljes së këtyre kapitujve, nuk do jenë zgjedhjet europarlamentare ato që do ndodhin, por nëse do ketë vonesa, këto do i referohen vetëm mangësive që përgatit shtetit kandidat. Kjo është një gjë shumë e ditur dhe këtu duhet ta pranoj para jush që autoritetet shqiptare janë shumë të përgatitura në shumë drejtime dhe në shumë kapituj. Dua të them që nuk është një konkurs, është një proces që do ketë ecurinë normale të tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →