Bota

Ambasadori i SHBA në Beograd: E ardhmja paqësore e Ballkanit të mbetet në fokusin e të gjithëve

ambasadori i shba ne beograd e ardhmja paqesore e ballkanit te mbetet ne fokusin e te gjitheve

































Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha për Radion Evropa e Lirë të martën se Serbia ka rol për të luajtur për një të ardhme paqësore në Ballkanin Perëndimor. Hill foli pas deklaratës së përbashkët mes liderëve të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës – Republika Sërpska (RS).

hill

“Të gjithë të cilëve iu intereson për Serbinë dhe të ardhmen e saj, duhet të përqendrohen në krijimin e një të ardhme paqësore dhe të begatë për tërë Ballkanin Perëndimor, duke e rritur bashkëpunimin rajonal, me integrimin në BE si synimin përfundimtar”, tha Christopher Hill për REL-in.

Hill iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me të ashtuquajturën “deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb”, të miratuar në seancën e përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe RS-së më 8 qershor.

“Kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin. Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”.

Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe Republika Sërpska buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts