Gazetari Vladimir Karaj, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, komentoi amnistinë penale, e cila pritet të miratohet në Kuvend.
Karaj theksoi se amnistia penale është kontradiktore. Ai tha se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e dënuar për korrupsion nën nivelin e zv ministrit, duke shtuar se ky është një problem i madh, në një vend ku korrupsioni është plagë shoqërore. Karaj nënvizoi se sidoqoftë, vendimin final për atë se kush përfiton nga amnistia, e jep gjyqtari.
[embedded content]
“Në pikën 5 të amnistisë ka një ndërhyrje kontradiktore, sepse nga njëra anë falet vepra penale, ku përfshihen dhe ato të korrupsionit. Nga ana tjetër ka një listë të zyrtarëve të lartë, që përjashtohen nga amnistia. Gjyqtari duhet të vendosë se cila pjesë e amnistisë do të aplikohet. Ajo që ndodh është që falen ata që nuk kanë detyra kushtetuese, por që kanë kryer korrupsion.
I bie që falen mjekë, zyrtarë të ndryshëm në admnistratë etj. Të gjithë këta falen ose iu ulet dënimi. Në një vend ku korrupsioni është problem kryesor, të falen këta persona është e tepruar. Të dënuarit e GJKKO i amnistojmë në kohë shumë të shkurtër. Të gjithë funksionarët që janë nën nivelin e zv ministrit në një funksion shtetëror janë përfitues. Edhe në gjyqësor, nën nivelin e Gjykatës së Lartë përfitojnë, përfitojnë prokurorët dhe gjyqtarët e Apelit dhe të Faktit. Gjykata do të vendosë sipas rastit nëse personat e dënuar do përfitojnë apo jo”, u shpreh Karaj.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co