Amnistia Penale/ “PD s’kërkon pazare e nuk do votim të ligjeve tinëzisht”, Alibeaj: Të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës kur kanë protestuar

amnistia penale pd skerkon pazare e nuk do votim te ligjeve tinezisht alibeaj te perfshihen te gjithe protestuesit pavaresisht kohes kur kane protestuar
amnistia penale pd skerkon pazare e nuk do votim te ligjeve tinezisht alibeaj te perfshihen te gjithe protestuesit pavaresisht kohes kur kane protestuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë urgjentë nga selia e PD, ka deklaruar se PD jep dakordësinë që në Amnistinë Penale të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës kur kanë protestuar.

Ai ka shtuar se PD mirëpret tërheqjen e mazhorancës për tërheqjen e përfshirjes së të dënuarve nga GJKKO.

Alibeaj: PD është e vendosur për të votuar një pr ligj për Amnistinë Penale, ku nuk përfshihen zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO.
E vetmja rrugë në dobi të njerëzve. Gjuha e kërcënimit, e papranueshme, Vijojmë të jemi të qartë, në raporto me atë që kërkojmë. PD nuk kërkon pazare e nuk do votim të ligjeve tinëzisht.
Mirëpresim tërheqjen e mazhorancës për tërheqjen e përfshirjes së të dënuarve nga GJKKO.
Japim dakordësinë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës kur kanë protestuar.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →