“Amnistia Penale, thikë pas shpine për Reformën në Drejtësi”, Flutura Açka: Mazhoranca i ka “peshkuar” votat në Parlament. Kush shitet një herë…

amnistia penale thike pas shpine per reformen ne drejtesi flutura acka mazhoranca i ka peshkuar votat ne parlament kush shitet nje here
amnistia penale thike pas shpine per reformen ne drejtesi flutura acka mazhoranca i ka peshkuar votat ne parlament kush shitet nje here

Deputetja Flurtura Açka ka reaguar në lidhje me tërheqjen nga seanca e djeshme nga PS të Amnistisë Penale.

Ajo tha se deklarata e djeshme e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se ligji do të votohet nga 90 deputetë, nënkupton që PS i ka peshkuar tashëm këto vota në Parlament.

Açka ka siguruar se PD nuk do të bëjë asnjë lëshim në këtë drejtim, ndërsa Amnistinë e ka konsideruar një thikë pas shpine për Reformën në Drejtësi.

Postimi i plotë:

Çeçua ka të vjella
“Do të votohet si Çeçua!” Kështu flasin rëndom drejtuesit politikë të PS, njëjtë me sigurinë e Çiçikovit që i fut në thes shpirtërat e shitur.
Nëse ministri ynë është kaq i sigurt për 90 votat é tij, do të thotë se PS, edhe ai, i ka peshkuar gia këto vota në Parlamentin shqiptar.
Të shiturit i kemi sheshit në Parlament, Ministēr, zahmet e keni të pranoni vetëm qokën e tyre. Kush shitet një herë, shitet përherë.
Ne, Partia Demokratike, nuk do të bëjmë asnjë lëshim. Po, në jemi pro Amnistisë Penale për dhjetëra arsye, por kushti që vumë këtë enjte për votimin e saj në Parlament, ishte i qartë dhe i artikuluar publikisht dhe me vendosmëri para shqiptarëve.
Asnjë thikë pas shpine Reformës në Drejtësi, sa të pritur nga shqiptarët për drejtësi dhe ndëshkim të shkatërruesve të demokracisë shqiptare.
Reforma nê Drejtësi u votua me konsensus të plotë të klasës politike dhe duhet mbrojtur po me atë lloj konsensusi të plotë!
Dhe ajo nuk mund të bëhet me huqet Çeçove që sillen si Çiçikovë, që blejnë shpirtëra “të shitur”, që deformojnë parimet substanciale të demokracisë.
Sa për Partinë Demokratike, ajo do të ketë një vendim politik, në grup, të qartë dhe plotësisht transparent para shqiptarëve. Kushti:
Votimi i Kodit Zgjedhor:
Lista të hapura!
Veting i politikanëve!
Pjesmarrja é Diasporës në votime dhe në fatet é vendit!
Shqipëria një zonë e që siguron barazi të votës së shqiptarëve kudo!
Ne duhet të ndryshojmë menjëherë sistemin, sepse ai nuk do të lejojë peshkime kaq të hapura e të paskrupullta që bëni. Kjo politikë meriton të denoncohet, të refuzohet, të ndëshkohet me votë nga shqiptarët.
Ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve parlamentare do të sjellë deputetë me integriteit që nuk mund të blihen e shiten aq lehtë, pra që do tē bëjnë ligje për shqiptarët, jo për luksin é tyre personal.
Të paktën, ky është kushti për votën time. Mund të mos vlejë, sepse është një votë, por kam detyrimin ta shpall atë para shqiptarëve.
Ndryshe, Çeçon e zënë të vjellat dhe ndot demokracinē. Dhe nuk është koha për sehir!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →