Nga Ben Blushi
Kur dĂ«gjoj politikanen sllovene Tanja Fajon qĂ« vjen nĂ« TiranĂ« dhe thotĂ« se ShqipĂ«ria mund tĂ« jetĂ« nĂ« BE aty nga viti 2030, mendoj se edhe kjo datĂ« Ă«shtĂ« e pamundur pikĂ«risht sepse Evropa Ă«shtĂ« e mbushur me politikane pa asnjĂ« peshĂ« si Tanja Fajon, qĂ« flasin pa e ditur câthonĂ«.
Jo vetëm për ta kapur gafil, se kjo është një gjë shumë e lehtë në këtë rast, nëse do kisha mundësi do ta pyesja pse mendon se Shqipëria mund të jetë pjesë e BE në vitin 2030 dhe jo në vitin 2028? Apo pse jo në vitin 2035?
ĂfarĂ« pret Tanja Fajon tĂ« bĂ«jmĂ« ne, deri nĂ« vitin 2030 qĂ« nuk e bĂ«jmĂ« dot nĂ« vitin 2028 apo nĂ« 2027?
Tanja Fajon natyrisht nuk ka asnjë përgjigje dhe nuk ka si të ketë.
Njëlloj si ajo, në BE ka sot ka me qindra politikanë pa peshë të cilët bëjnë karrierë duke marrë pjesë nëpër seminare ku nuk merret asnjë vendim dhe ku askush nuk mban përgjegjësi për ato që thotë.
Dikush që i njeh mirë këta lloj politikanësh më thoshte një ditë se për ta, no action is action. Tanja Fajon është tipike e një brezi politIkanësh për të cilët mungesa e veprimit është veprim.
Megjithatë nuk është ajo problemi dhe nuk dua të merrem me të. Askush nuk e zgjedh dot kohën kur jeton.
Problemi pra nuk është Tanja, por Evropa që ka mbetur në dorën e Tanjave.
Evropa që njohim pas viteve 1990 është e ndarë në tre kohë.
Në kohën e parë, pas rënies së Murit të Berlinit, Evropa merrte vendime të drejta, madje shumë të drejta, njëri prej të cilëve ishte antarësimi i Sllovenisë, vendit të Tanja Fajon, në Bashkimin Evripian në 1 maj 2004. 20 vjet më parë.
Në kohën e dytë, që ishte e dominuar nga Angela Merkel, Evropa merrte vendime, pavarësisht se shumë prej tyre ishin të gabuara siç ishte fryrja e krizës greke, për të forcuar Gjermaninë dhe për të dobësuar gjithë të tjerët, çka e nxori jashtë Britaninë e Madhe, e cila me të drejtë nuk e duroi dot dominimin gjerman të Evropës.
Kurse në kohën e tretë, në kohën që jetojmë, problemi është edhe më i madh. Evropa nuk merr më asnjë vendim. Nëse politikanët që drejtojnë sot do ishin në fuqi në vitin 2004, me siguri edhe vetë Tanja Fajon nuk do kishte votuar që Sllovenia, vendi i saj të bëhej antare e Bashkimit Evropan.
Kjo nuk do të thotë se tanja dhe tanjat nuk e duan Slloveninë apo Shqipërinë. Kjo do të thotë se shtyrja, pra mosmarrja e asnjë vendimi është tipari më i spikatur i evropianëve sot.
EvropianĂ«t nuk marrin sot asnjĂ« vendim, as pĂ«r UkrainĂ«n, as pĂ«r emigracionin, as pĂ«r Izraelin, as pĂ«r Hamasin, as pĂ«r zgjerimin, e si mund tâi kĂ«rkojmĂ« ne tĂ« marrin njĂ« vendim pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.
Sapo mbaron një çështje hapet një tjetër dhe kur çështja e dytë fillon të zgjidhet, vijnë zgjedhjet dhe nëse nuk ke zgjidhur siç duhet çështjen e parë, atëherë e dyta ti humb zgjedhjet, kështuqë tipari më i madh i mbijetesës politike ne Evropë, është hapja e të gjitha çështjeve dhe mosmbyllja e asnjërës.
Prandaj emigrantët dynden por nuk integrohen në Evropë, prandaj nuk ka fund lufta në Ukrainë, prandaj ekonomia është gjithnjë në rënie, prandaj Kosova dhe Serbia nuk gjejnë dot paqe, prandaj nuk ka zgjerim dhe ndoshta nuk do ketë për shumë kohë.
Nëse dikur Evropa kishte strategji, disa nga të cilat dështuan dhe prandaj u kthyen në taktika, tani nuk ka asnjërën por ka vetëm teknika.
Këto mund të quhen teknika elektorale që do të thotë se duke mos bërë asgjë fiton më kollaj.
MĂ« saktĂ«, aftĂ«sia pĂ«r tĂ« sajuar kriza, votohet mĂ« shumĂ« se aftĂ«sia pĂ«r tâi zgjidhur ato. KĂ«shtuqĂ« çdo krizĂ« ndiqet nga njĂ« tjetĂ«r pastaj dhe nga njĂ« tjetĂ«r dhe tĂ« jetosh nĂ« krizĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« normalitet.
Sepse jetoi në kohën kur strategjitë e mëdha u harruan dhe fuqinë e morën taktikat e vogla, Angela Merkel humbi trashëgiminë e saj politike, Boris Johnson humbi partinë, kurse Macron po i mbyll të dyja mandatet pa çuar asnjë punë deri në fund.
Emanuel Macron është mbreti i kësaj teknike pa thelb që ndryshe kuptohet si : bëj sikur bën shumë dhe mos bëj asgjë. Pirueta e vazhdueshme e Macronit mes të majtës dhe të djathtës në Evropë tani quhet liberalizëm konstruktiv.
Kjo është moda e fundit në Evropë që i ngjan një ecje mbi taka, përpara rrëzimit.
Për fat të keq ne jetojmë në këtë kohë dhe prandaj Tanja Fajon ikën krenare nga Tirana duke besuar se jo vetëm ka bërë një punë, por edhe sepse beson se ne e besojmë se na ka dhënë pak besim.
Tani që kujtoj se Sllovenia u bë antare e BE, 20 vjet më parë në vitin 2004, besoj se vlejnë disa krahasime.
Kushdo që e njeh sadopak këtë vend të mrekullueshëm malor nga i cili dalin herë pas here bastkebollistë të mëdhenj të NBA, zonja të para amerikane apo filozofë marksistë si Sllavoj Zizek nuk më bind dot se diferenca e Sllovenisë me Shqipërinë është gati 30 vjecare.
Sllovenia pa dyshim Ă«shtĂ« njĂ« vend i qeverisur mĂ« mirĂ« se ShqipĂ«ria nĂ« 100 vitet e fundit dhe pa dyshim edhe nĂ« 30 vitet e fundit, por fati i saj i madh ishte qĂ« nuk u pĂ«rfshi nĂ« konfliktet e brendshme tĂ« JugosllavisĂ«. Ndryshe nga çândodhi nĂ« Kroaci, lufta mes SerbisĂ« dhe SllovenisĂ« zgjati vetĂ«m 10 ditĂ« nĂ« vitin 1991 dhe pothuajse nuk mund tĂ« quhet njĂ« luftĂ«, sepse nuk u vranĂ« mĂ« shumĂ« se 20 ushtarĂ«.
Pra nĂ«se kthehemi nĂ« vitin 2004, vendimi shumĂ« i drejtĂ« i BE pĂ«r antarĂ«simin e SllovenisĂ« nuk ishte i shtyrĂ« vetĂ«m nga cilĂ«sia e ekonomisĂ« dhe demokracisĂ«, e shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s, por nga dalja nĂ« paqe nga ferri i JugosllavisĂ«.Kroacia, vendi binjak me SlloveninĂ«, u dogj nĂ« kĂ«tĂ« ferr dhe mezi doli qĂ« andej, pĂ«r tâu antarĂ«suar nĂ« BE gati dhjetĂ« vjet mĂ« vonĂ« nĂ« 2013.
Ne Evropë ndoshta nuk ka asnjë vend që i ngjan Shqipërisë më shumë se Sllovenia.
Ata kanë 2.1 milion banorë ne kemi 2.4 milion. Ata janë një vend me dalje të vogël në Adriaktik ne kemi daljen më të madhe pas Italisë. Ata kanë shumë pyje dhe male siç kemi dhe ne. Ata kanë poaq borë sa ne, por ne kemi shumë më pak skiatorë. Ata nuk kanë kufi me Serbinë, as ne nuk kemi. Ata janë në NATO edhe ne jemi. Ata kishin vjet 6 milion turistë ne besojmë se kishim 7 milion. Sigurisht ata kanë një prodhim të brendshëm bruto gati 4 herë më të madh se ne por duke patur parasysh se janë antarë të BE prej 20 vitesh, kjo diferencë nuk është aq e madhe sa duket.
AtĂ«herĂ« çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« ne mĂ« shumĂ« qĂ« tĂ« jemi pjesĂ« e BE si Sllovenia? ĂfarĂ« nuk kemi bĂ«rĂ« qĂ« nga viti 2004 kur Sllovenia u bĂ« antare e BE dhe prandaj Tanja Fajon mendon se ka tĂ« drejtĂ« tĂ« caktojĂ« ditĂ«n kur do hyjmĂ« dhe ne?
UnĂ« mendoj se nuk ka njĂ« vend qĂ« ka bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« 30 vjet se çâi Ă«shtĂ« kĂ«rkuar nga Evropa. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« vendi mĂ« i bindur nĂ« kĂ«tĂ« kontinent e ndoshta edhe nĂ« planet. ShqipĂ«ria pĂ«r fat tĂ« keq ka njĂ« nĂ«nshtrim kolonial qĂ« nganjĂ«herĂ« shkon deri nĂ« poshtĂ«rim.
Na kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« mos pretendojmĂ« asnjĂ« metĂ«r katror tĂ« humbur nĂ« Ballkan, e kemi bĂ«rĂ«. Na kanĂ« kĂ«rkuar ta dekurajojmĂ« bashkimin e KosovĂ«s me ShqipĂ«rinĂ« e bĂ«jmĂ« çdo ditĂ« pa vetĂ«pĂ«rmbajtje. Na kanĂ« pushtuar pa na kthyer asnjĂ« reparacion e kemi pranuar. Na kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« armiqĂ«sohemi me RusinĂ« e kemi bĂ«rĂ«. Na kanĂ« kĂ«rkuar tâi refuzojmĂ« investimet kineze e kemi bĂ«rĂ« me kokĂ«fortsi, megjithĂ«se ata vetĂ« nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« dhe skanĂ« pse e bĂ«jnĂ«. Na kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« çojmĂ« ushtarĂ« nĂ« Afganistan, aty ku ne nuk kemi asnjĂ« arsye tĂ« jemi, e kemi bĂ«rĂ«. Na kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« mbyllim tregun pĂ«r lindjen e kemi bĂ«rĂ«.
Na kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« ulim çmimet e produkteve tona bujqĂ«sore e kemi bĂ«rĂ«. Na i kanĂ« marrĂ« shumicĂ«n e burimeve natyrore ose na i kanĂ« shkatĂ«rruar, duke i nxjerrĂ« jashtĂ« funksioni, e kemi pranuar. Na kanĂ« kufizuar kuotat e peshkimit nĂ« Adriatik e kemi pranuar. Na kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« gjykatĂ« speciale tĂ« cilĂ«n e drejtojnĂ« ata vetĂ«, e kemi bĂ«rĂ«. Na kanĂ« kĂ«rkuar tâi emĂ«rojnĂ« ata gjyqtarĂ«t dhe prokurorĂ«t e kemi pranuar. Na i monitorojnĂ« zgjedhjet dhe na thonĂ« se si duhet tâi bĂ«jmĂ« e kemi pranuar. Na kanĂ« kĂ«rkuar fuqi puntore ua japim cdo ditĂ«. Na kanĂ« kĂ«rkuar minatorĂ«, bujq, infermiere, kamarierĂ«, studentĂ« qĂ« paguajnĂ« sa frĂ«ngu pulĂ«n shkollat e tyre tĂ« dobĂ«ta e kemi bĂ«rĂ« dhe e bĂ«jmĂ«. Na kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« ndryshojmĂ« ligjet dhe tĂ« mos miratojmĂ« ligje qĂ« mund tĂ« favorizojnĂ« tregun tonĂ« e kemi bĂ«rĂ«.
Atëherë çfarë duhet të bëjmë akoma që të na trajtojnë si sllovenët?
Pse edhe kur jemi kaq tĂ« bindur prapĂ« na kĂ«rkohet tĂ« jemi edhe mĂ« tĂ« bindur? ĂfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« akoma tĂ« na trajtojnĂ« si sllovemĂ«t si bullgarĂ«t dhe si rumunĂ«t?
Nuk e di. Por çështja është se as vetë Tanja nuk e di.
Tani ajo ka ikur dhe unë nuk mund ta pyes dhe në fakt as dua ta pyes sepse mendjelehtëtsia e saj më fyen dhe më detyron të shkruaj gjëra që 30 vjet më parë as i mendoja.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co