Analiza e BBC: Dhuna ekstreme vjen nga Moska? Si do të reagojë Putin pas masakrës nga ISIS

analiza e bbc dhuna ekstreme vjen nga moska si do te reagoje putin pas masakres nga isis
analiza e bbc dhuna ekstreme vjen nga moska si do te reagoje putin pas masakres nga isis

Ndërkohë që bota është ende e tronditur nga brutaliteti i sulmit xhihadist në sallën e koncerteve në Moskë që la rreth 90 të vdekur, vëmendja tani po kthehet te Kremlini dhe si do të reagojë Vladimir Putin. Ish-presidenti i Rusisë dhe kreu i Këshillit të Sigurisë së vendit, Dmitry Medvedev, e bënë të qartë se Moska do t’i përgjigjet vdekjes me vdekje, përpara se të zbulohej identiteti i autorëve – se nëse Ukraina fshihet pas, ata do ta shkatërrojnë atë.

Në këtë kontekst, BBC, duke analizuar provat e disponueshme, tenton të përshkruajë ditën pas sulmit. Në mënyrë të veçantë, në analizën e tij, Matthew Sussex, një ekspert i Rusisë dhe profesor i asociuar në Universitetin Kombëtar Australian, foli për BBC News për arsyen pse Shteti Islamik sulmoi Rusinë – dhe si do të përgjigjet Moska.

“Rusia ka një histori të gjatë të trajtimit jo të mirë të shumë njerëzve në vendin e saj, të cilët janë myslimanë” tha ai për BBC. “Ne patëm dy luftëra në Çeçeni… e dyta nga viti 1999 deri në 2006 ishte diçka si një luftë radikale në të cilën kishte njerëz që luftuan me Shtetin Islamik kundër qeverisë ruse. Që atëherë, aktivitetet e Rusisë në Siri kanë bërë që Shteti Islamik ta shohë qeverinë ruse si kërcënimin kryesor”, thuhet në deklaratë.

Analisti thotë se ai pret që përgjigja ruse ndaj sulmit në Crocus Hall të jetë një “dhunë ekstreme”, duke përmendur si shembuj pasojat e rrethimit të teatrit të Moskës në vitin 2002 dhe rrethimit të shkollës në Beslan të vitit 2004.

“Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se kush ishte kreu sulmeve, por se kush vendos qeveria ruse është fajtori dhe kundër kujt do të përgjigjet,” thotë ai, duke shtuar se paralajmërimi i SHBA për një sulm të mundshëm, i lëshuar më 7 mars, u trajtua nga Kremlini si një përpjekje për “ndërhyrje” në zgjedhjet e përgjithshme të fundit dhe në punët e brendshme të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →