Bota

Analiza e VOA: Çfarë do të ndodhë pas sulmit të Kievit në territorin rus?

analiza e voa cfare do te ndodhe pas sulmit te kievit ne territorin rus

Ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë operacionin sulmues më në thellësi të Rusisë, po lindin pyetje se çfarë planifikon të bëjë Kievi me territorin rus që ka marrë nën kontroll.

as

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si një përpjekje për të tërhequr trupat ruse nga vijat e frontit, ndërsa tokën e pushtuar si mjet në negociatat e mundshme për paqe.

Banorët e qytetit Sumy, vetëm 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë, rrethohen me shenja lufte.

Për Svitlanën dhe të tjerët këtu, kapja e territorit rus nga Ukraina në rajonin kufitar Kursk, ishte një befasi dhe shenjë se lufta mund të jetë një hap më afër fundit.

“Në fund të fundit, kjo luftë duhet të përfundojë disi. Nuk është e drejtë, sepse sulmet po vinin vetëm nga një drejtim dhe nuk është luftë kur është e njëanshme. Duhet të përgjigjemi në mënyrë që të përfundojë më shpejt”, thotë ajo.

Sumy ishte një nga qytetet e para të Ukrainës që u përball me sulmin rus më 2022.

Dy vjet më vonë, ky qytet është përdorur si bazë për sulmin e befasishëm të Ukrainës në Rusi.

Banorët thonë se sulmet ruse me raketa janë ashpërsuar dhe intensifikuar nga java e kaluar, kur Ukraina nisi operacionin e saj sulmues në Kursk të Rusisë.

“Mendoj se situata është përshkallëzuar. Rusët po përgjigjen, janë të zemëruar”, thotë Tatiana, banore e qytetit Sumy.

Zyrtarët thonë se synim i Ukrainës nuk është pushtimi i përhershëm i territorit rus. Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se kjo po bëhet për të mbrojtur popullin ukrainas dhe përfundimin e luftës.

“Duke shkatërruar praninë ushtarake ruse në zonat kufitare, paqja dhe siguria për shtetin tonë janë më afër”, thotë ai.

Ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si përpjekje për të detyruar tërheqjen e trupave ruse nga vija e frontit.

Ata e shohin tokën e pushtuar si një mjet në negociatat e mundshme për paqe.

“Siç tha Presidenti Biden, është një dilemë strategjike për Rusinë, Putinin. Përse? Sepse tani Putini ka dy opsione, të mbrojë rajonin e Kurskut në territorin e Rusisë, apo të vazhdojë operacionin sulmues në vijën e frontit lindor në Donbas të Ukrainës”, thotë Oleksandr Musienko nga Qendra për Studime Ushtarake dhe Ligjore.

Ai thotë se Ukraina po nxjerr në pah edhe dobësitë e Rusisë.

“Duke i treguar botës se nuk duhet të ketë frikë nga rusët. Ukraina duhet të lejohet të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objekteve të ushtrisë ruse në territorin e tyre”, thotë zoti Musienko.

Në Ukrainë, e gjithë vëmendja është tek zhvillimet e papritura në Kursk, sa larg mund të shkojë dhe si do ta ruajë Kievi kontrollin e territoreve ruse.

Kapja e territorit rus ka ndezur shpresat në Ukrainë se fundi i luftës është afër dhe se rezultati mund të jetë në favor të Kievit./VOA

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts