Analiza/ Suksesi kundër Shqipërisë, tri pikat e forta të Spanjës

analiza suksesi kunder shqiperise tri pikat e forta te spanjes
analiza suksesi kunder shqiperise tri pikat e forta te spanjes

Tri ndeshje në grup dhe po kaq fitore për Spanjën në “Euro 2024”. Një vend i parë në grup dhe një kualifikimin i shkëlqyer, që është mbyllur me fitoren 1-0 kundër Shqipërisë në Dyseldorf.

Një rrugëtim i ngjashëm me atë të vitit 2008, ku përfundimi dihet, me “La Roja”-n që u shpall për herë të dytë kampione e Europës. Kundër Shqipërisë, De la Fuente ka pasur luksin të bëjë deri në 10 ndryshime në formacion. E megjithatë Spanja ka fituar sërish. Në një analizë të saj “El Periodico” i ka kushtuar vëmendje risive të Luis de la Fuentes.

LOJA NGA KRAHËT – Kundër Shqipërisë, Spanja kaloi nga ekstremet puro (Niko Uilliams e Jamal) në ekstreme të rreme (Ferran Tores e Ojarzabal). Loja e ekipit edhe pse nuk kishte vertikalitetin e dy ndeshjeve të para, ishte po aq efektive. Shpërblimi i Ferran Torresit mbërriti shpejt. Aksioni ishte i jashtëzakonshëm dhe lindi me pasimin e Laportes, i cili çau mbrojtjen shqiptare duke gjetur Dani Olmon, që filtroi një top që Ferran Torres nuk mund ta humbiste. Goditje inteligjente dhe me hark me këmbën e majtë për të shënuar 0-1. Një goditje në portë nga Ferran, një gol.

MURI NË MBROJTJE – Laporte ishte i vetmi nga titullarët që e nisi nga minuta e parë. Ish-mbrojtësi i Sitit ka mbetur i fiksuar në boshtin e mbrojtjes. Pas atij fillimi të diskutueshëm kundër Kroacisë, Laporte është piketuar si shtylla e mbrojtjes në të cilën De la Fuente ka besuar gjithmonë. E tij ishte autorësia intelektuale e origjinës së 0-1 të Spanjës, e tij ishte aftësia në prapavijë, pa kryer asnjë faull, duke lënë një pjesë të parë të patëmetë: pesë largime dhe 44 pasime të suksesshme nga 48 që tentoi. Dhe Spanja përfundoi një fazë të parë të paqortueshme të turneut në aspektin mbrojtës. Çdo hije dyshimi ka shënuar dhe David Raja mes tri shtyllave, duke pritur gjithçka që shkoi në drejtim të portës së Spanjës. I mrekullueshëm me pritjet ndaj Asllanit dhe Brojës. Kjo konfirmon se Spanja është një skuadër e shkëlqyer edhe në aspektin mbrojtës, ku në 270 minuta nuk ka pësuar ende asnjë gol.

GRUPI – Por kjo Spanjë është edhe më shumë se kaq. Sepse De la Fuente ka ditur të administrojë deri më tani në mënyrë ideale ekipin e tij. Në tri ndeshjet e para e kombëtares spanjolle, De la Fuente ka aktivizuar 25 nga 26 lojtarët që kanë udhëtuar në Gjermani. Një nga debutuesit e fundit ka qenë ylli i Barcelonës, Femrin Lopez i cili ka luajtur minutat e para në ndeshjen kundër Shqipërisë. Fermin Lopez madje u ndie edhe më mirë kur në fushë ishte dhe shoku i tij në kombëtare e te Barcelona, Lamine Jamal. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →