Bota Shqiperia

“Anastas Janullatos, bashkëthemelues i Këshillit Ndërfetar”- Genti Kruja zbulon bisedën me kryepeshkopin e ndjerë: Para një viti më tha ‘jam i vetmi që kam mbetur gjallë nga…’











































Sekretari i Këshillit Nderfetar shqiptar, Genti Kruja, në emisionin ‘Log.’ në News 24, ka treguar sesi e ka njohur kryepeshkopin Anastas Janullatos, të cilit iu dha lamtumira e fundit më 30 janar.

Genti Kruja
Genti Kruja

Kruja u shpreh se e ka njohur gjatë punës së tij në Komunitetun Mysliman Shqiptar dhe thotë se ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar Shqiptar, që u bë me bekimin e liderëve të 4 besimeve në vitin 2007.

Ai zbuloi se në një takim e fundit me Kryepeshkopin, një vit më parë, ky i fundit i kishte thënë se nga 4 themeluesit e Këshillit Ndërfetar shqiptar, vetëm ai ishte gjallë.

asdfghjkl;'

Kruja: E kam njohur kryepeshkopin Anastas në vitin 2003, atëherë kur kam filluar punë në KMSH. Në vitin 2004 më ka bërë shumë përshtypje në varrimin e Hafiz Sabri Koçit që i ka qëndruar shumë afër dhe ishte ndër të fundit që u largua nga varri i tij. Kjo më ka bërë shumë përshtypje.

Gjatë vizitave të Bajramit dhe festave në KMSH, kryepeshkopi nuk mungonte asnjëherë.

Në 2007 kur janë mbledhur së bashku 4 liderët e 4 besimeve, Komuniteti Mysliman Shqiptar, Kisha Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Kryegjyshata.

Shpesh, mbaj mend, edhe vitin e kaluar, kryepeshkopi thoshte që jam i fundit që kam mbetur gjallë nga 4 bashkëthemeluesit.

Ishin të katër këta që themeluan Këshillin Ndërfetar, pastaj në 2009 u bë një ceremoni zyrtare me pjesëmarrjen e presidentit të republikës në atë kohë ishte Bamir Topi, ku u themelua zyrtar me mbështetjen e Këshillit Ndërfetar Botëror.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts