Reali nisi të mërkurën një sezon plot ndeshje dhe me gjashtë tituj të tjerë në lojë, pasi njërin e arkivoi në muze, Superkupën e Europës. Ndërkohë, që sot në mbrëmje në “Sant Moix” do të startojë mbrojtjen e titullit në La Liga kundër Majorkës.
Misioni i Ançelotit në këtë sezon do të jetë të zëvendësojë Krosin e tërhequr nga futbolli, t’i japë më shumë minuta Gylerit, Endrik, Brahim… dhe të përballet me shumë fronte të hapura gjatë një sezoni shumë të gjatë. Ançeloti nuk do ta ketë të lehtë dhe do të duhet të marrë vendime.
Fillimi i sezonit të kaluar tregoi tashmë preferencën e trajnerit italian për një formacion fiks, por me disa rregullime strategjike në përgjigje të mungesave dhe nevojave taktike në mesfushë. Në tre javët e para të sezonit 2023- 2024, italiani mbajti një njëmbëdhjetëshe titullare pa asnjë rotacion.
MUNGESA E KONTROLLIT NË MESFUSHË – Dyshimet në mesfushë në fillim të sezonit të kaluar u zgjidhën lehtësisht nën drejtimin e Toni Kros. Por gjermani nuk është më dhe mungesa e tij në këtë sezon ka nxjerrë në pah një problem, siç u pa qartë në finalen e Superkupës së Europës, ku mungonte kontrolli i topit. Ançeloti, një besnik i prirjes së tij për të mbajtur një formacion fiks në ndeshjet e para të sezonit, ndoshta do t’i besojë njëmbëdhjetëshes së tij startuese në Superkupën e Europës edhe ndaj Majorkës. Italiani do t’i qëndrojë idesë pa shumë rotacione.
Megjithatë, me një sezon kaq të gjatë, trajneri duhet të gjejë kohë për lojtarë si Gyler, i cili luajti vetëm disa minuta, apo Endrik, i cili ende nuk ka debutuar. Trajneri i Realit të Madridit do të duhet të menaxhojë mirë skuadrën dhe të bëjë rregullime taktike për të zgjidhur problemin në mesfushë. Këto javë të para do të jenë vendimtare për të kolauduar ekipin në një format të ri loje pa një regjisor si Kros dhe për të qenë në gjendje të aspirojnë ato 6 titujt e mbetur në lojë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co