SHBA
Sulmi ndaj ish-presidentit Donald Trump është në qendër të mediave botërore orët e fundit. Pak pas sulmit FBI bëri të ditur edhe emrin e sulmuesit të supozuar.
Thuhet se sulmuesi është Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç nga Bethel Park, Pensilvani. Washington Post sipas burimeve shkruan se babai i Crooks ka mbetur i shtangur nga e gjithë kjo ngjarje.
Ai po përpiqet të kuptojë se “çfarë dreqin ka ndodhur. Ai nuk ka folur ende me hetuesit dhe di vetëm atë që ka lexuar dhe parë në media.
Sipas Washington Post, i riu ishte anëtar i Partisë Republikane. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat në të cilat ai kishte të drejtë të votonte.
Ai gjithashtu thuhet se ka dhuruar një shumë të vogël, 15 dollarë amerikanë (13 franga), për një grup të afërt me demokratët në janar 2021.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co