Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, kancelari Scholz: Jam pro përshpejtimit të procesit

anetaresimi i ballkanit perendimor ne be kancelari scholz jam pro pershpejtimit te procesit
anetaresimi i ballkanit perendimor ne be kancelari scholz jam pro pershpejtimit te procesit

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se është në favor të përshpejtimit të procesit të hyrjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai ka shtuar se kushdo që shpreson për anëtarësim në BE duhet të jetë i vetëdijshëm se është jo një vendim gjeopolitik, por një proces që lidhet me hapa të veçantë reformash.

“Më shumë se 20 vite më parë në Selanik, shteteve të Ballkanit Perëndimor iu ofrua anëtarësimi në BE, por nuk pati shumë përparim. Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë që tani është krijuar një moment i ri dhe të arrijmë përparim në çështjet e shumta që dalin”, tha Scholz në një konferencë për shtyp me kryeministrin slloven Robert Golob.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →