Ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mban një konferencë të përbashkët me homologen e tij sllovene Tanja Fajon.
Ai u shpreh se Fajon është mikeshë e Shqipërisë dhe përkrahëse e integrimit tonë në Bashkimin Europian.
“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Union dhe përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, u shpreh ai.
Kryediplomati shqiptar shtoi se Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën evropiane dhe të Shqipërisë dhe rajonit
“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik”, tha Hasani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co