Bota Sport

Anglia, e paarritshme për Spanjën në kampionatet europianë

anglia e paarritshme per spanjen ne kampionatet europiane



































Anglia dhe Spanja do të takohen këtë të dielë në Berlin në kërkim të trofeut të “Euro 2024”.ANGLIA FESTAAnglezët do të luftojnë për fitoren e parë absolute në këtë turne, ndërsa spanjollët do të tentojnë të zënë vendin e parë në renditje, me titullin e katërt në pesë finale. Me formën e paraqitur deri më tani Spanja shihet si favorite absolute.

Por nëse i kthehemi historisë, spanjollët kanë arsye për t’u shqetësuar. Për “La Roja”-n, Anglia nuk është një rival i mirë. Sidomos nëse maten në kuadrin e një kampionati europian: katër ndeshjet e mëparshme mes dy skuadrave kanë përfunduar me tri fitore për Anglinë dhe një barazim të vetëm, por që përfundimisht çoi në humbje, sepse Anglia fitoi me penallti, duke eliminuar Spanjën në çerekfinalet e “Euro 1996” (0-0 në fund të kohës shtesë, 4-2 nga pika e bardhë).

Më parë, Anglia i kishte fituar të dyja ndeshjet në çerekfinalet e vitit 1968 (1-0 në Londër, 1-2 në Madrid), ndërsa në fazën e grupeve të vitit 1980 mundi Spanjën 2-1.gggyhhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts