Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë ilegalisht në zgjedhjet amerikane, përfshirë emigrantët.
Qytetit Huntington Beach në Kaliforni, po ndërmerr hapa ligjorë për të vendosur rregulla për identifikimin e votuesve, çka bien ndesh me ligjet e votimeve në këtë shtet.
Votimi i individëve që nuk janë qytetarë amerikanë është një çështje politike në këtë fushatë presidenciale.
Qyteti piktoresk Huntington Beach njihet për plazhin dhe aktivitetet sportive në det.
Por në këtë vit zgjedhor, politikisht ai po bëhet i njohur për shkak të një urdhri në nivel lokal që kërkon paraqitjen e kartës së identitetit përpara hedhjes së votës.
Kryebashkiakja Gracey Van Der Mark thotë se vendimi pasqyron shqetësimet e qytetarëve për integritetin e zgjedhjeve.
“Pa dokumente identifikimi nuk mund të shkosh as te mjeku. Jetët tona diktohen nga ata që do të zgjedhim, sepse ata më pas bëjnë ligjet, ndaj ne duam të sigurohemi që integriteti i zgjedhjeve do të mbrohet”, shprehet zonja Van Der Mark
Votimi nga shtetas jo amerikanë është një çështje politike në këtë fushatë presidenciale. Javën e shkuar në Arizona, zoti Trumpi akuzoi Presidentin Biden se i lejoi emigrantët të kalonin kufirin meksikan për të votuar ilegalisht për të në nëntor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co