Shqiperia

Ankimimi ndaj gjobës së KQZ, mbahet sot seanca gjyqësore për padinë e kryebashkiakes së Durrësit

ankimimi ndaj gjobes se kqz mbahet sot seanca gjyqesore per padine e kryebashkiakes se durresit
ankimimi ndaj gjobes se kqz mbahet sot seanca gjyqesore per padine e kryebashkiakes se durresit

Mbahet sot seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit sa i takon padisë që ka depozituar Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, ndaj KQZ-së. Kujtojmë se KQZ i vendosi një gjobë në vlerën 92.775 lekë Sakos sa i takon fushatës zgjedhore.

Seanca do të mbahet sot në orën 14:00.

NJOFTIMI
Në datën 27.02.2024 ora 14:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e ankimit Nr.1 Regj.Themeltar, Datë 22.02.2024 Regjistrimi, me:

PADITËS: Emiriana Sako, në cilësinë e kandidates për kryetar bashkie e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërise”.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: Ankim kundër Vendimit nr. 07, datë 19.01.2024, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i ankimit të mësipërm, ka vendosur:
“…
5. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Tiranë, më 27.02.2024
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts