PRISHTINË – Një burrë në Prishtinë ka deklaruar në polici se gruaja e tij ka ushtruar mbi të dhunë psikologjike.
Ai ka deklaruar se dhuna psikologjike e bashkëshortes ndaj tij ka nisur që nga fillimi i martesës.
“Prishtinë 02.03.2024-13:30.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që nga fillimi i martesës, ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare”, thuhet në njoftim, raportojnë mediat e Kosovës.
E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistës me prokurorin, është liruar me procedurë të rregullt.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co