Antonio Konte në prag të sfidës me Atalantën: Titulli? Vetëm Zoti bën mrekulli

antonio konte ne prag te sfides me atalanten titulli vetem zoti ben mrekulli







































Pasi ka kaluar edhe provën Milan në “San Siro”, tashmë ka një tjetër provë për Napolin e Antonio Kontes.

konte

Të dielën në orën 12:30 napolitanët do të përballen me Atalantën e Berat Gjimshitit, që aktualisht ndodhet në vendin e tretë dhe po kalon një formë të mirë. Në prag të kësaj sfide Antonio Konte ka dhënë përshtypjet e tij. “Atalanta është një skuadër e formë, që ka fituar Ligën e Europës duke mposhtur Bajer Leverkusenin që nuk kishte ende asnjë humbje deri në atë moment. Është një nga skuadra më të forta dhe kjo për meritë të klubit dhe Gasperinit që ka bërë një punë të shkëlqyer në këto vite”.

SITUATA- “Unë them gjithmonë se ‘puna është proces’, nuk mund të mendosh se brenda 4 muajve ke transmetuar te lojtarët gjithçka. Unë kam gjetur një grup të gatshëm, që kanë punuar me dëshirën për t’u përmirësuar dhe e gjitha është meritë e çunave. Gatishmëria është baza e gjithçkaje si teknikisht ashtu edhe fizikisht e mendërisht. Megjithatë, në një situatë si jemi ne ku po ndërtojmë skuadrën tonë, duhet të rritemi ende për të shkuar në nivelin që duam”.

TITULLI– “Jam shumë i vetëdijshëm se njoh vetëm një person që mund të bëjë mrekulli. Unë atij i lutem gjithmonë, edhe për skuadrën përveç familjes time. Ne nuk duhet të na mungojë ajo që duhet, të punojmë dhe të jemi në dispozicion për gjithçka, që nga kuzhinieri e magazinieri e deri te hallka më e lartë për të ndërtuar diçka të bukur. Më pas mrekullitë futbollistike kanë ndodhur gjithmonë”, u shpreh Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →