Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha se duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe se si G7 do të vazhdojë të punojë për të bindur Izraelin që mos të sulmojë më. Sipas agjencisë italiane, Tajani tha se “Tashmë duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm dhe zgjatjen e konfliktit. Qeveria italiane po punon për paqen. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të moderuar. Kemi nevojë për dialog dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Me G7, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët rajonalë po vazhdojmë së bashku kontaktet tona të ngushta për të inkurajuar uljen e tensioneve”.
Ai tha se dënojnë sulmin kundër Izraelit. “Kërkojmë që Irani dhe grupet e lidhura me të t’u japin fund sulmeve të tyre. Jemi gati të marrim me shumë masa si përgjigje ndaj çdo lloj iniciative që do të prishë stabilitetin”, tha Tajani. Tajani i bëri thirrje edhe Izraelit për sens të përbashkët dhe shtoi se duhet të shmanget nga reagimet e mëtejshme të cilat mund të nxisin spiralen e një dhune që i dëmton të gjithë. “Si G7 do të vazhdojmë të punojnë për të bindur Izraelin që të mos sulmojë më. Në të njëjtën kohë si G7 do të vazhdojmë të këmbëngulim për çështjen e armëpushimit në Gaza”, deklaroi Tajani.
Shefi i diplomacisë italiane potencoi se kriza që vazhdon në Rripin e Gazës është serioze.
Tensionet Iran-Izrael
Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask. Në sulm humbën jetën 7 anëtarë nga Ushtria e Gardës Revolucionare iraniane, përfshirë 2 gjeneralë. Irani njoftoi se sulmi i Izraelit ndaj konsullatës nënkuptonte sulm në territorin e vendit të tij dhe se ata do të hakmerreshin. Izraeli tha se do t’i përgjigjej sulmeve të Iranit. Më 13 prill Irani nisi një sulm ndaj Izraelit me qindra mjete ajrore pa pilot kamikazë, raketa balistike dhe lundruese.
Irani njoftoi se disa objektiva ushtarakë u goditën, ndërsa Izraeli deklaroi se shumica e sulmeve u parandaluan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por një raketë goditi një bazë ushtarake në jug. Mediat izraelite pretendojnë se qeveria e Tel Avivit ka marrë vendim që të kundërpërgjigjet në “mënyrë të hapur dhe efektive” ndaj sulmit ajror të Iranit.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co