Apeli i GJKKO caktoi ‘detyrim paraqitje’ ndaj Berishës, reagon ish-kryeministri: Vendim pa asnjë bazë ligjore, por do ta respektoj

apeli i gjkko caktoi detyrim paraqitje ndaj berishes reagon ish kryeministri vendim pa asnje baze ligjore por do ta respektoj











































Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje, pas ankimimit nga ana e SPAK.

Sali Berisha-SPAK-del-deshmia-kompleksi-gjenerali-kraja-millonai-prokuroret (9)

Berisha e ka cilësuar vendimin pa bazë ligjore.

“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.

Gjithashtu ka deklaruar se vendimin do ta respektojë “sepse çështja është në Strasburg dhe kjo do i bashkohet dosjes”.

Deklarata e plotë e Berishës:

Vendim pa asnjë bazë ligjore.

Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i partisë për të justifikuar veprën e tyre.

Në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të Skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhërave te tij politik.

Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj.

Çështja tani siç dihet është në gjykatën ndërkombëtare të Stasburgut të të drejtave të njeriut dhe kjo të pasurojë këtë rast, do e çojmë atje ti shtohet dosjes.

Edhe njëherë, gëzuar dhe faleminderit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →