Apeli i GJKKO dënoi Fredi Belerin, reagon ambasadorja greke në Shqipëri: Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çeshtje ngrejnë pikëpyetje! Bashkia drejtohet nga…

apeli i gjkko denoi fredi belerin reagon ambasadorja greke ne shqiperi per fat te keq shume aspekte te kesaj ceshtje ngrejne pikepyetje bashkia drejtohet nga
apeli i gjkko denoi fredi belerin reagon ambasadorja greke ne shqiperi per fat te keq shume aspekte te kesaj ceshtje ngrejne pikepyetje bashkia drejtohet nga

































Pas vendimit të Apelit të GJKKO për të dënuar me dy vite burg Fredi Belerin, për mediat është ndalur të flasë ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.

Ajo u shpreh se sipas saj shumë aspekte në këtë çështje ngrejnë pikëpyetje.

Kamitsi shtoi se për Greqinë përparësi mbetet respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare.

Sipas saj, Beleri tanimë është një eurodeputet dhe është kërkesë demokratike që ai të ketë mundësinë të shkoi personalisht në punimet e PE duke filluar nga korriku.

Konstantina KAMITSI: Per fat të keq shumë aspekte te kësaj ceshtje ngrejnë pikepyetje, sa i përket objektivitetit të procesit,  sic është cështja e shkeljes së prezymimit të pafajsisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.

Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, sic u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve.

Përparësi për Greqinë mbetet gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE-së.

Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.

Eshte një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht  në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →