Apeli i GJKKO e la në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia…

apeli i gjkko e la ne burg reagon ilir meta asnje cudi dhe asnje surprize nga drejtesia








































Presidenti  i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila konfirmoi masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

oooooo

Apeli i GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën dhe masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta tha se nga vendimi i Apelit të GJKKO nuk ka asnjë çudi dhe asnjë surprizë, pasi sipas tij kjo është drejtësia me regji e Narkoshtetit.

“Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman. Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Meta ndër të tjera në Facebook.

Reagimi

Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

lajm ne perditesim

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →