Apeli i GJKKO lë në burg ortakun e Evis Berberit, Ervis Lami

apeli i gjkko le ne burg ortakun e evis berberit ervis lami
apeli i gjkko le ne burg ortakun e evis berberit ervis lami

Apeli i GJKKO lë në burg Ervis Lamin, ortak të Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së. Më herët SPAK sekuestroi kompaninë DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie, ku Lami është administrator.

SPAK shprehet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës. Berberi, i cili ndodhet pas hekurave për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa akuzohet se ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij.

VENDIMI I APELIT TE GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

•Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë:
•Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →