Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që riktheu masën “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Kryedemokrati u shpreh se do të paraqitet pasi “Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim”. Por, theksoi se çështja është në Strasburg
Sali Berisha: Kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Gjykatën dhe SPAK.
Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim.
E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani.