Apeli i GJKKO-së merr vendimin për autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia, si edhe Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias

apeli i gjkko se merr vendimin per autoret e ekzekutimit te dy vellezerve haxhia si edhe dorian shkozes dhe anxhelo avdias








































Apeli i Gjykatës së Posaçme ka marrë vendimin për autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia, si edhe Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias.

Besmir-Haxhia-Viktor-Haxhia-dhe-Dorjan-Shkoza-Anxhelo-Avdija

Dy të pandehurit Enver Diva dhe Klevis Alla ankimuan vendimin e GJKKO-së që i shpalli fajorë për katër vrasjet të ndodhura në harkun kohor të një muaji në vitin 2020.

Apeli i GJKKO shpalli fajtor Klevis Allën për akuzat janë; “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” ; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;dhe “Vjedhja”,

Ndërsa pushoi çështjen ndaj tij për akuzën “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg ndaj tij.

Gjithashtu u lanë në fuqi dënimet për Besian Xhixha me Enver Divën, përkatësisht 6 dhe 5 vjet, për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si edhe shpalljen të pafajshëm të Altin Ndocit.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar),  më datë 14.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 17.09.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve K.A., E.D., kundër vendimit nr. 22, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N., për veprën penale “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave B.H., V.H., D.Sh., A.A., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, në lidhje me nenet 28, pika 4, 334, pika 1 të Kodit Penal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

1.1. Heqjen e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për të pandehurin A.N. dhe lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet me masë sigurimi “arrest në burg” për ndonjë fakt tjetër penal. 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale të “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave B.H., V.H., D.Sh., A.A., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, në dëm të viktimave M.J. dhe A.Ç., parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2.6. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit K.A. me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2.7. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri K.A., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për veprën penale të “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 të  Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit B.Xh. me 6 (gjashtë) vjet burgim.

3.3. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri B.Xh., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D. për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

4.1. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri E.D., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

  1. 5. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:

5.1. Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:

– Një çelës i automjetit Benz Mercedez, me targa ***, sekuestruar të pandehurit B.Xh., dokumentacioni i këtij mjeti, si leje qarkullimi, certifikatë pronësie, certifikatë kontrolli Teknik, deklarate zhdoganimi, policë për sigurimin e mjetit të ***, datë 01.092019 si dhe automjeti me targa ***;

Telefoni celular IPHONE 6 i shtetasit K.A.”, me numër *** dhe numër IMEI ***;

– Dylbi Nigt Vision të futur në një këllëf të zi;

5.2. Mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit:

 – DVR me pamje filmike të administruar te Farmaci ***.

– Cd-të e ardhura nga Kompanitë telefonike, Vodafone, Ame etj, të cilat janë bashkëlidhur fashikujve.

-Cd-të e pamjeve filmike të sekuestruara, të cilat ndodhen bashkëlidhur fashikujve

-Kuti amballazhi me provat materiale të administrura gjatë kqyrjes së Servis ***, me nr.3505 DR

– Kuti amballazhi e provat materiale të administruara gjatë kqyrjes së Servis ***, me nr.3297 DR

4 (katër) katër telefona celularë të sekuestruar viktimave V. dhe B.H. dhe 2 (dy) telefona celularë të sekuetruar viktimës D.Sh. dhe 2 Dvr ku ndodhen aktet e ekspertimit,

– Një kuti me thërrmija xhami të sekuestruara në vendngjarje e datës 02.03.2020,

5.3. Në bazë të nenit 190 gërma c) të K.Pr.Penale,  provat materiale të mëposhtme të asgjesohen:

– Dy targat ***;

– Një pistoletë e djegur me mbishkrimin në anë e djathtë të djepit luajtës STEYR C9-Al e cila në  anën e majtë ka të stampuar STYER MANLICHER AUSTRIA 9X19;

– Një pistoletë e djegur ku në anën e majtë të kapakut të kutisë qytës ka mbishkrim C2 100 CAL 9 LUGER dhe MADE IN CZHEH REPUBLIC;

– Tre armë zjarri me Nr. 069087-88, Nr .818-95, 14186575 si dhe 50 fishekë sekuestruar në Bregun e Kanalit, Rrashbull Durrës.

5.4. Në bazë të nenit 190 gërma ç) të K.Pr.Penale, t’i kthehen të pandehurit A.N., provat materiale të mëposhtme:

7 (shtatë) telefona celularë të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A.N. dhe një kuti telefoni Samsung.

  1. 6. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Prishjen e pjesshme të Vendimit nr. 22, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes penale për sa i përket të pandehurit Z. K.A. lidhur me akuzën për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal.
  2. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 22, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën tjetër të tij.
  3. Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve apelues.
  4. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimi të tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →