Apeli i GJKKO shtyn dhënien e vendimit për Fredi Belerin, ja çfarë pritet

apeli i gjkko shtyn dhenien e vendimit per fredi belerin ja cfare pritet
apeli i gjkko shtyn dhenien e vendimit per fredi belerin ja cfare pritet

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë për në datën 25 qershor, ora 13:00, shpalljen e vendimit për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, dhe të pandehurin tjetër Pandeli Kokaveshi, raportoi gazetarja Klodiana Lala për Balkanëeb.

Klodiana Gjyzari, avokatja e Belerit, kërkoi gjatë seancës së sotme largimin e gjyqtares Daniela Shirka nga trupi gjykues, duke ngritur pretendime për anëshmëri. Pikërisht nisur nga kjo kërkesë, Gjykata vendosi që të shtyjë shpalljen e vendimit, për të marrë në shqyrtim njëherë kërkesën e paraqitur nga avokatja e Belerit.

Avokatja pretendoi se kemi një proces të manipuluar, përgjime të pavlefshme dhe të paligjshme, duke pretenduar se të gjitha aktet janë marrë në kundërshtim me ligjin. Ajo kërkoi pafajësinë e Fredi Belerit.

“Beleri e ka kundërshtuar në çdo moment proceduarial akuzën e prokurorisë. Autorizimi për përgjimin dhe vëzhgimin ndaj Belerit dhe stafit elektoral ka dalë në kundërshti me ligjin. Edhe marrëveshja mes prokurorisë dhe Arsen Ramës ka shkelje të renda procedurale.

Përgjimi dhe provat e gjetura në telefonin e Arsen Ramës nuk janë marrë në formën e duhur ligjore dhe nuk mund të përdoren si provë në gjykatë kundër Belerit.

Arsen Rama nuk është as votues në bashkinë e Himarës dhe në datën 8 kur pretendohet se ai është takuar me Belerin ai nuk ka qenë fare në Himarë dhe kjo provohet nga qelizat telefonike që tregojnë se ai nuk ka qenë në Himare në atë datë”, tha avokatja e Belerit.

Gjithashtu edhe avokati i Pandeli Kokaveshit ka kërkuar pafajësinë e këtij të fundit, duke përdorur të njëjtat pretendime.

“Përgjimet janë kryer në mënyrë të pa ligjshme. Përgjimet janë të pa autorizuara por edhe veprimet simuluese. Gjithashtu akt marrëveshja për bashkëpunim mes Arsen Rames dhe prokurorisë është e pa vlefshme dhe jo konform procedurave ligjore. Të gjitha veprimet e përgjimit që janë bërë nëpërmjet Arsen Ramës janë të pa përdorshme”, tha avokati i Kokaveshit.

Por Prokuroria tha se ka prova dhe fakte se Beleri dhe Kokaveshi kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit zgjedhor.

GJKKO dënoi në shkallën e parë Fredi Belerin me dy vjet heqje lirie. Nuk dihet nëse Apeli i GJKKO do të lerë në fuqi të njëjtin vendim për Belerin ose jo, por kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, tashmë është edhe eurodeputet, pasi u zgjodh nën siglën e “Nea Demokracia” për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

Beleri kërkoi gjatë seancës nga trupi gjykues të marrin një vendim që të kenë ndërgjegjen e tyre të pastër, sikundër edhe pohoi ai se ka të tijën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →