Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për vulën nga Gjykata e Apelit, e cila i kaloj PD-në Sali Berishës.
Në një postim në Facebook, Basha ka paralajmëruar se vendimin e Apelit do ta çojë në Gjykatën e Lartë.
“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan ai.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit i ka dhënë më 11 qershor vulën dhe logon e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.
Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke e konsideruar të pavlefshëm dhe duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.
Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, është i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co