Dje Gjykata e Apelit ka caktuar datën 15 mars ora 10:00 si seancë gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat, Ervin Salianji. Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë, për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.
Deputeti i PD-së ka nisur denoncimet e forta duke “shkelur” vetë në fushat me kanabis, pikërisht në vitet kur qeveria mohonte kanabizimin e vendit. Denoncoi konkretisht me prova lidhjet e ish ministrit Tahiri me kanabizimin.
Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji akuzuan që pjesë e lidhjeve me krimin ishte vetë vëllai i ish-ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzoi fort, se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali, sepse ishte vëllai i ministrit. Në atë periudhe gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si skafist i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.
Të nesërmen e denoncimit të Salianjit, vëllai i Ministrit Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane, ndërkohe që ndaj deputetit sipas opozitës nisi një sulm politik duke përdorur gjykatat pasi u denoncua nga trafikanti Xhafaj për shpifje, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.
Momenti kur qeveria paraqiti draftin për amnistinë penale, Salianji paraqiti po ashtu një “kundër draft” për përjashtimin e përfitimit nga deputetet, duke zhdukur çdo alibi që gjyqet kundër tij të mos përballeshin si politike. “Gjyqe politike dhe vetëm” i ka referuar ai.
Siç edhe vlen të theksohet se të gjithë prokuroret dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kanë dhënë vendimin ne shkalle te pare janë shkarkuar nga organet e Vetingut. Trupa gjyqësorë që do të shqyrtoje çështjen ndaj Salianjit përbehet nga Elona Toro, Gent Shala dhe Iliba Bezati.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co