Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në SEPA, guvernatori Sejko: Sjell përfitime si për integrimin në BE ashtu dhe për ekonominë e vendit

aplikimi i shqiperise per anetaresim ne sepa guvernatori sejko sjell perfitime si per integrimin ne be ashtu dhe per ekonomine e vendit
aplikimi i shqiperise per anetaresim ne sepa guvernatori sejko sjell perfitime si per integrimin ne be ashtu dhe per ekonomine e vendit

































Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në workshop-in me Bankën Botërore me temë “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar, ka folur për rëndësinë e integrimin në tregun unik të pagesave në euro.

Ai u shpreh se anëtarësimi ka shumë përfitime si për integrimin në BE dhe për ekonominë shqiptare.

“Thjeshtësia, komoditeti dhe efikasiteti janë tre nga përfitimet kryesore të këtij anëtarësimi për konsumatorët dhe biznese”, tha Sejko ndër të tjera.

Projeksionet janë që në afatmesëm, tha guvernatori i BSH, ekonomia shqiptare duhet të fitojë disa qindra milionë euro nga aderimi në SEPA.

“Në këtë workshop do të diskutojmë dy tema të rëndësishme, dorëzimin e aplikimit për integrimin në tregun unik të pagesave në euro (SEPA) dhe rëndësinë e përfshirjes së edukimit financiar si çështje kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.

Mund të duken si tema të ndara, por ndajnë të njëjtin objektiv, përmirësimin e mirëqenies dhe qëndrueshmërinë financiare të familjeve dhe bizneseve shqiptare.

Nëse ushtrohen me përgjegjësi, këto dy tema mund të ndikojnë në stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit.

Sot më shumë se kurrë rritja dhe zhvillimi ekonomik varen nga fuqizimi financiar i të gjithë qytetarëve, si rrjedhjojë zhvillimet e shpejta në fushën e financës, Inteligjenca Artificiale, digjitalizimi i ekonomisë dhe parasë, angazhimin ynë ndaj këtyre objektivave është kthyer në domosdoshmëri.

Gjatë viteve të fundit BSH ka intensifikuar përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në SEPA. Dy ditë më parë BSH dorëzoi aplikimin për anëtarësim në SEPA, duke u renditur vendi i parë që ka arritur me sukses të aplikojë për integrimin në tregun europian të pagesave.

Vlen të theksohet se hartimi i aplikimit ka qenë një punë voluminoze dhe sfiduese nga BSH, por falë bashkëpunimit me një sërë institucionesh shtetërore, ky projekt po realizohet me sukses.

Anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA është iniciuar si një nga masat e parashikuara në projektin rajonal, për modernizimin e sistemeve të pagesave në Ballkanin Perëndimor dhe është transformuar tashmë në një nga prioritetet kombëtare të përmbushjes së planit të ri të rritjes së BE.

Ky plan ka mbështetjen e KE, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Banka Botërore

Anëtarësimi ka shumë përfitime si për integrimin në BE dhe për ekonominë shqiptar në tregun vendas të pagesave. Thjeshtësia, komoditeti dhe efikasiteti janë tre nga përfitimet kryesore të këtij anëtarësimi për konsumatorët dhe bizneset.

Përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset do të kryejnë pagesa dhe transferta si të ishin vende anëtarë të BE-së dhe anasjelltas.

Përfitimet e ekonomisë shqiptare dhe familjeve do të jenë në fushat e tregtisë, turizmit, remitancave etj.

Projeksionet janë që në afatmesëm ekonomia shqiptare duhet të fitojë disa qindra milionë euro nga aderimi në SEPA.

Nga pikëpamja e integrimit në BE, anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëtrajtshme me ata europianë në fushën e pagesave.

Gjithashtu garanton përputhshmërinë e tregut shqiptar të pagesave me legjislacionin dhe praktikat e BE përsa i përket kapitullit 4, lëvizja e lirë e kapitalit, duke kurorëzuar me sukses përpjekjet e vazhdueshme disavjeçare të Bankës së Shqipërisë si institucion përgjegjës për këtë kapitull”, tha Sekjo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →