Arbëreshët e Italisë u rikthyen në Shkodër në përkujtim të 25 prillit 1479, ditës kur shumë shkodranë u dëbuan nga forcat osmane drejt Venedikut. Arbëreshët të cilët ruajtën gjuhën, këngët e traditat në këto 545 vite erdhën në Shkodër për të 7-in vit me radhë në përkujtim të kësaj ngjarje historike.
“Ne jemi gjithmonë shumë të gëzuar që vijmë për të festuar Vallen e Fitores të Skenderbeut. Ne jemi shoqata “Tallandishat e Katundit” dhe kemi këtu edhe grupin folklorist që këngën në gjuhën arbëreshe. Ne i ruajmë traditat e hershme arbëreshe përmes kostumeve, këngëve, gjuhës dhe gjithçka tjetër. Natyrisht që është e vështirë për ta mbajtur të gjallë sidomos tek të rinjtë por ne mundohemi maksimalisht”, thanë ata.
Një prej organizatorëve të këtij aktiviteti Elida Jorgoni thotë se bijtë e shqipes çdo vit do të vijnë në vendin e tyre.
Arbëreshët u pritën nga nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka, i cili i uroi mirëseardhjen.
Arbëreshët vijuan në rrugët e Shkodrës duke përformuar disa prej këngëve tradicionale, gjë e cila tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co