Bota Shqiperia Sport

Arbitri Ruiz përfundon në “frigorifer”, Reali letër federatës













































Arbitrimi në ndeshjen mes Espanjolit dhe Realit të Madridit i ka kushtuar gjyqtarit kryesor Munjiz Ruiz. Presidenti i Komitetit Teknik të Arbitrave, Luis Medina Kantaleho ka thirrur një takim urgjent me të gjithë gjyqtarët e Ligës të hënën për t’i qortuar për gabimet e shumta që kanë ndodhur gjatë ndeshjeve të fundjavës.

arbitri

Fajtori kryesor ka qenë Alehandro Munjiz Ruiz, i cili ka përfunduar në “frigorifer” pas gabimit trashanik për mospërjashtimin e Karlos Romeros (Espanjol) për ndërhyrjen e ashpër ndaj Mbapesë të shtunën. As ai dhe as gjyqtari i VAR-it, Iglesias Vijanueva nuk do të arbitrojnë në ndeshjet e Kupës së Mbretit në shenjë ndëshkimi. Ndërkaq, Reali i ka dërguar një letër të ashpër Federatës Spanjolle të Futbollit ku shkruhet:

“Ngjarjet e ndodhura në ndeshjen kundër Espanjolit kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor apo interpretimit të arbitrit. Ajo që ndodhi në Barcelonë përfaqëson kulmin e një sistemi arbitrimi krejtësisht të diskredituar, në të cilin vendimet kundër Realit kanë arritur një nivel manipulimi dhe falsifikimi të kompeticionit që nuk mund të injorohet më.

Dy vendimet më serioze të arbitrave të kësaj ndeshjeje kanë vënë në pah edhe një herë standardet e dyfishta me të cilat arbitrohet Madridi (…)”, thuhet në fillim të letrës së dërguar nga klubi i drejtuar nga Florentino Perez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Similar Posts