“Arbri është futbollist?”- Ndarja konfliktuale pas disa vitesh lidhje, Arnita Beqiraj “thumbon” dhe ironizon sipërmarrësin! Fundi i romancës pas krizës 5 mujore

arbri eshte futbollist ndarja konfliktuale pas disa vitesh lidhje arnita beqiraj thumbon dhe ironizon sipermarresin fundi i romances pas krizes 5 mujore



































Ish-Miss dhe regjisorja Arnita Beqiraj, ka folur rreth aludimeve për ndarjen nga sipërmarrësin e njohur Arbër Çepani, pas disa vitesh lidhje mes tyre.

arnita beqiraj arber cepani (1)

Në një intervistë të shkurtër të dhënë së fundmi, Arnita ka lënë sërish të kuptohet se marrëdhënia mes saj dhe Arbrit nuk është rregulluar.

“Po Arbri është futbollist? Se unë e  di që kemi ardhur për futboll këtu, ka në kombëtare ndonjë futbollist me emrin Arbër dhe unë nuk e di”, u shpreh ajo.

E ftuar në Top Arena, kur u pyet se pse është ndarë, ajo refuzoi të përgjigjej, duke thënë “po pyet njeriun e gabuar”.

arnita beqiraj arber cepani (1)

Por pavarësisht kësaj, ajo u shpreh ndër të tjera se është shumë e dashuruar.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Sa e dashuruar je ti nga 1 tek 10?

Arnita: Shumë, 10 !

Pyetje: Po me kë?

Arnita: Një tek pyetje kishe, e dogje!

Pyetje: Një pyetje më kështu, po atij Arbrit i kishe bërë unfollow mi?

Arnita: Kontrolloje.

Pyetje: Qyqja, se ditka as ai domethënë, i shkreti se ka marrë vesh. O të ka bërë unfollow vëlla, shikoje njëherë, të ka hequr kjo! Po pse, çfarë ndodhi, pinte ai?

Arnita: Po Arbri është futbollist? Se unë e di që kemi ardhur për futboll këtu, ka në kombëtare ndonjë me emrin Arbër dhe unë nuk e di.

(Është Arbër Hoxha)

Arnita: E po, Arbër Hoxhën e paskam bërë unfollow, që se kam pasur as follow.

Pyetje: Mos më bej si e shkathët, por më the përgjigje këtu, pse u ndarë më trego.

Arnita: Po pyet njeriun e gabuar!

arnita beqiraj arber cepani2

Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj prej kohësh ishin shndërruar në një nga dyshet edhe më të pëlqyera në rrjetet sociale. Fotot e tyre romantike dhe dedikimet plot ndjenjë ishte një copëz e asaj që shihnim në postimet e tyre.

Madje, kur regjisorja ishte pjesë e “Dancing with the Stars”, të dy elektrizuan skenën në një kërcim sensual. Megjithatë, si një çift që shpesh kanë pasur luhatjet e tyre, dyshja i ka dhënë fund.

arnita beqiraj arber cepani1

Kriza mes çiftit ka nisur që në fillim të vitit, ku dyshja nisi të mos shfaqej më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Menjëherë ky fakt u vu re, duke nisur edhe lajmet për një shkëputje. Vetëm pak kohë, ku dukeshin shumë të dashuruar në skenën e “DWTS”, Arnita dhe Arbri pasuan në një heshtje, duke na treguar se diçka nuk po shkonte si duhej.

Madje, në atë kohë Arnita Beqiraj ka folur për herë të parë për thashethemet e ndarjes mes saj dhe partnerit Arbër Çepani. Ajo u shpreh se mes tyre ka pasur ulje-ngritje, por pa dhënë më shumë detaje.

arnita beqiraj

“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, – tha fillimisht Arnita.

Pyetjes se si është sot raporti i tyre, Arnita iu përgjigj: “Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm. Besoj që me kaq mjafton…”. Por drejtuesja e programit këmbënguli me pyetjen për të marrë një përgjigje të plotë nëse janë apo jo bashkë: “S’e di, si mendoni ju për shembull?”, – ia ktheu Arnita me pyetje, por nuk ishte më nevojë për përgjigje, pasi në studio i erdhi një buqetë me lule dhe një pusullë: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”, – shkruante Arbri, kush tjetër veç tij?

arber cepani arnita beqiraj (5)

“Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, – tha Arnita me të qeshur dhe shpjegoi se Arbri e quan kështu në të rrallat raste kur ajo e humbet qetësinë dhe kontrollin…

Por tashmë, duket se kriza mes tyre ka qenë përfundimtare, duke sjellë shkëputjen e çiftit. Duket se në 3 vite histori dashurie, kjo nuk është ndarja e parë që çifti ka pasur.

arnita beqiraj1

Edhe një vit më parë, të dy u përfshinë në një debat të ashpër, çfarë edhe solli fundin e lidhjes për disa javë. Në atë kohë Arbri dhe Arnita fshinë çdo gjurmë të njëri-tjetrit nga rrjetet sociale. Por pas disa javësh, të dy u rikthyen përsëri së bashku.

Por këtë herë, gjërat duken më të vështira. Pas gati 5 muajsh krizë, dyshja më në fund i ka dhënë fund, duke lënë pas shumë aludime rreth arsyeve që çuan në këtë ndarje përfundimtare.

arber-cepanaj-arnita-beqiraj-2-500x670

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →