Sport

Argjentina “fluturon” në gjysmëfinale, i falet penalltive, Messi gabon dhe tregohet njerëzor

argjentina fluturon ne gjysmefinale i falet penalltive messi gabon dhe tregohet njerezor
argjentina fluturon ne gjysmefinale i falet penalltive messi gabon dhe tregohet njerezor

Argjentina u kualifikua për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, pasi mundi Ekuadorin. Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe fituesi u vendos vetëm nga penalltitë.

Sfida filloi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë për të zhbllokuar ndeshjen. Në të 35-tën, ekipi i drejtuar nga Skaloni mori më të  mirën nga një goditje këndi, teksa me kokë nga fare pranë u tregua i saktë mbrojtësi Lisandro Martinez, i asistuar nga Mac’Alister.

Të besuarit e Sançez fituan penallti në të 62-tën, duke patur kështu një mundësi të artë. Gjithsesi, 34-vjeçari “gjeti” vetëm shtyllën, edhe pse portieri ishte i mposhtur, pasi u hodh në krahun tjetër.

Messi me shokë u përpoqën që të arrinin te goli i sigurisë, por s’ia dolën dot. Kur nuk shënon, e pëson dhe kështu ndodhi. Në të 90-tën, Rodriguez finalizoi me sukses një aksion perfekt, duke bërë që takimi të shkojë në penallti.

Besojeni apo jo, por penallti e parë e goditur nga Messi u gabua. Hero i kampionëve të Botës u shfaq sërish portieri Emiliano Martinez, që neutralizoi 11-metërshat e Menas dhe Mindas. Argjentina u kualifikua për në gjysmëfinale, pasi Alvarez, Mek Allister, Montiel dhe Otamendi u treguan të saktë.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts