Titulli i parë në histori për Leverkusen i ka shijuar në maksimum trajnerit Xabi, Alonso, i cili nuk mund të fshihte emocionet. Ai, në një intervistë të dhënë, është shprehur se është nder dhe privilegj, të qënurit pjesë e këtij klubi.
“Është një moment i veçantë për të fituar Bundesligën. Për herë të parë në historinë e Leverkusenit, pas 120 vitesh. Është një nder i madh të jesh pjesë e tij. Ndoshta është gjithashtu e shëndetshme për ligën dhe futbollin gjerman që një ekip tjetër fiton. Është një gëzim i madh që jemi këtu. Është një moment i mrekullueshëm, është një moment për të festuar. Ne duhet të shijojmë sot, të festojmë me miqtë dhe familjet. Është diçka e veçantë të fitosh Bundesligën për herë të parë”, – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co