“Është një vendim që do të merret në muajt e ardhshëm, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Toni Kroos vetëm pak ditë më parë në lidhje me rinovimin e kontratës që skadon qershorin e ardhshëm me Real Madridin. Vazhdimi i bashkëpunimit me Los Blancos duket një punë e kryer, të paktën në bazë të asaj që shkruajnë mediat.
Sipas asaj që u raportua nga Fabrizio Romano, rinovimi do të jetë vetëm një formalitet. Ditët e fundit ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Kroos dhe Real Madridit, falë të cilave u arrit një marrëveshje përfundimtare. Së shpejti e zeza mbi të bardhë, me lajmin që po pritet m padurim nga tifozët. Madrilenët nuk kanë dashur të humbasin një nga arkitektët e sukseseve të viteve të fundit, teksa edhe këtë vit tregoi se mund të luajë ende në nivele të larta, pavarësisht moshës (34-vjeç).
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co