“Arma s’ka qenë e zakonshme”- Ekzekutimi i biznesmenit pranë banesës, drejtori i Krimeve të Rënda jep detaje: Eduart Reçi mund të jetë qëlluar nga 30 metër distancë

arma ska qene e zakonshme ekzekutimi i biznesmenit prane baneses drejtori i krimeve te renda jep detaje eduart reci mund te jete qelluar nga 30 meter distance








































Drejtori i Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj ka dhënë detaje në lidhje me krimin e një nate më parë, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Eduart Reçi.

eduart reci vrasje foto2

Sipas Hodajt, në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një predhë e kalibrit të vogël. Ai theksoi se 52 vjeçari Reçi mund të jetë qëlluar nga një distancë 20-30 m, me një armë jo të zakonshme.

“Ditën e djeshme (14 nëntor) rreth orës 23:00 është marrë telefonata e parë për një person të shtrirë në ambientet para pallatit, i gjakosur në kokë. Aty policia ka gjetur bashkëshorten e tij dhe banorët e pallatit. Rreth orës 04:00 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë. Është vlerësuar maksimalisht zbardhja e ngjarjes, nuk ka pasur shumë dëshmitarë, për shkak dhe të kohës. Kemi punuar me kamerat e vendit të ngjarjes. Sot kemi punuar përsëri ku është gjetur një predhë e kalibrit të vogël, pra nuk është armë e tipit të zakonshëm. Mund të jetë e një modeli tjetër, 5.56 mm dhe dëmtimi nuk ishte shumë i madh…Nëse do e merrte në trup mund të mos kishte pasoja. Është një distancë rreth 20-30 m, janë bërë disa eksperimente hetimore. Predha është gjetur, gëzhoja jo. Këto lloj armësh nuk e nxjerrin gëzhojën, kështu që do jetë e vështirë për ta gjetur.”

Hodaj shtoi se viktima nuk ka asnjë rekord kriminal.

“Nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Jemi në orët e para të zbardhjes së ngjarjes. Po trajtohen të gjitha pistat, nuk përjashtojmë asnjë! S’ka asnjë rekord kriminal në arkivat tona”, tha Hodaj në emisionin Opinion.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →