Bota Sport

Armando Broja hyn mes 20 golashënuesve të Kombëtares shqiptare, ja ku renditen Muçi dhe Asani

armando broja hyn mes 20 golashenuesve te kombetares shqiptare ja ku renditen muci dhe asani
































Armando Broja hapi serinë e golave për Shqipërinë në ndeshjen miqësore që kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0 përballë Lihtenshtejnit.

broja

Duke bërë një gjë të tillë, Broja ia doli që të hynte mes 20 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në historinë e përfaqësueses tonë. Ky ishte goli i pestë i Brojës me fanellën kuqezi, në 20 ndeshje të luajtura deri tani me të dhe që e pozicionon në vendin e 17-ë në renditjen e të gjitha kohëve, me po aq gola të shënuar sa Përnaska, Vata, Uzuni, Roshi e Lenjani. Ndërkohë, për Jasir Asanin, ishte goli i 4-ti në 12 ndeshje të luajtura, duke u ngjitur në vendin e 23-të të kësaj renditje të historisë kuqezi.

Kurse Ernest Muçi, i cili shënoi golin e tij të tretë me Kombëtaren në ndeshjen e 10-të të luajtur me këtë fanellë, është ngjitur në vendin e 28 në renditjen e të gjitha kohërave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts