Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar më 4 janar. Klubi i Evertonit ka treguar se sulmuesi shqiptar madje mund të marrë minuta në ndeshjen e 9 janarit, që luhet kundër Pitorboroh. Fillimisht mendohej se Broja do të qëndronte jashtë për të paktën një javë, për t’u kthyer më pas në Premier Ligë.