Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase

armenia raporton per dy ushtare te vrare nga forcat
armenia raporton per dy ushtare te vrare nga forcat

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin më 13 shkurt se hapën zjarr në kufirin mes dy shteteve, përderisa Jerevani tha se dy ushtarë u vranë nga forcat azerbajxhanase në rajonin jugor të Siunikut.

Jerevani dhe Bakuja kanë zhvilluar dy luftëra – në vitet ’90 dhe më 2020 – mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që forcat azerbajxhanase e rimorën gjatë një ofensive të shkurtër vitin e kaluar.

“Njësitë e forcave të armatosura azerbajxhanase hapën zjarr me armë të vogla drejt pozicioneve luftuese armene afër fshatit Nerkin Hand”, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë përmes një deklarate.

Në njoftim u tha se dy ushtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se trupat armene hapën zjarr dy herë në orët e vona të së hënës në fshatin Kokanabi, në rajonin verilindor të Tovuzit.

Armenia hodhi poshtë këto pretendime.

Pas ofensivës së vitit të kaluar të Azerbajxhanit, nga Nagorno-Karabaku, i banuar pothuajse krejtësisht nga armenët etnikë, u larguan mbi 100.000 persona për në Armeni, duke nxitur një krizë të refugjatëve./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →